
Një vajzë 12-vjeçare është raportuar e zhdukur në Pejë. Rastin në Polici e ka raportuar babai i saj.
Sipas tij, ajo të hënën ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer më në shtëpi.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij 12-vjeçare ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk është kthyer”, thuhet në raportin e Policisë. Rasti thuhet se është duke u hetuar.
Ndërkohë në raportin e Policisë thuhet se edhe në Prizren një burrë që vuan nga probleme të shëndetit mendor, është raportuar i zhdukur.
”Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se xhaxhai i tij që vuan nga probleme të shëndetit mendor ka dalë nga shtëpia e tij dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co