
3 humbje dhe 1 barazim në 4 ndeshjet e fundit ishin kthyer në makth për Brazilin, kishin ndezur “alarmin” në shtëpinë e 5 herë kampionëve të botës. Më në fund, “Seleçao” u rikthye te fitorja në kualifikueset e Botërorit duke mposhtur Ekuadorin me rezultatin minimal 1-0. Pavarësisht se një Brazil jo i bukur, tifozët i gëzohen kësaj fitoreje.
Trajneri Dorival kishte mbështetur lojën te dyshja e Real Madrid, Vinicius jr-Rodrygo, me këtë të fundit që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 30-të me një goditje nga distanca.
[embedded content]
Ekuadori u zgjua në fundin e pjesës së parë duke kërcënuar portën e Alison, por pa sukses. Vinicius provoi në disa momente në pjesën e dytë, por sulmuesi i Real Madrid nuk ishte i saktë duke bërë që rezultati të mbetej i pandryshuar deri në fund.
[embedded content]
Në xhiron e 7-të të kualifikueseve për Amerikën e Jugut, Uruguai dhe Paraguai ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, ndërsa në barazim 1-1 përfundoi takimi tjetër Peru-Kolumbi. Amerika e Jugut kryesohet nga Argjentina me 18 pikë, e ndjekur nga Uruguai, Kolumbia dhe Brazili në vendin e katërt me 10 pikë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co