
Doris, partnerja e Albi Nakos, ishte në shtëpinë e Big Brother për t’i bërë një surprizë koreografit të njohur. Por nuk ishte ky qëllimi i saj i vetëm. Gjatë këtyre ditëve, ajo kishte kontaktuar me autorët e programit për t’u kërkuar atyre që të hynte në shtëpi dhe t’i kërkonte Albit ta linte lojën. Arsyeja, sipas saj, sepse partneri i saj nuk po tregonte Albin që ishte në të vërtetë.
Po çfarë ndodhi sonte?
Sapo Doris u takua me Albin (ky ishte i ngrirë nga loja), i kërkoi që të tregonte kush ishte në të vërtetë, se deri tani nuk kishte treguar Albin që njeh ajo. Nëse ai nuk e shikonte të arsyeshme këtë dhe kjo lojë po e mundonte, atëherë ajo do të ishte e lumtur nëse ai do ta linte lojën dhe të dy do të vazhdonin planet e tyre: “Nuk e ka gjetur edhe aq vetëveten, nuk është përshtatur edhe aq do të thoja. Nuk ndihet rehat me banorët e tjerë. Unë e njoh Albin si personazhin që bën shumë batuta, unë e mbaj barkun me dorë…”
Pasi “shkriu” nga loja, Albi e përqafoi partneren e tij dhe tha: “Tani fillon loja, Ledion.” Deri tani, siç tha Albi, është penguar gjithmonë nga një ngërç, nyjë, siç e quan ai, që e ka penguar të jetë 100 për qind vetja, por tani, me ardhjen e Doris, ai ka marrë fuqi dhe beson se do të rikthehet fuqishëm në lojë.
Ledion: Vjen në shtëpinë e Big Brother për t’i thënë Albit çfarë?
Doris: Që më ka marrë malli shumë, e dua shumë, për të qenë pak më aktiv në lojën e tij. Për të bërë atë që ai më ka treguar mua para se të futet, më ka thënë do bëjë këtë, do bëjë atë, shumë gjëra…
Ledioni: Pra do ti thuash Albit që nëse do të qëndrojë në shtëpi, të mos jetë ky që është deri më tani?
Doris: Të tregojë më shumë nga vetja e tij, ka shumë gjëra për të treguar. Këtë duam të shohim të gjithë familjarët e Albit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co