
Bashkëkryetari i komisionit të Reformës Zgjedhore, Enkelejd, Alibeaj, ka folur në nisje të punës së këtij organi.
Demokrati Alibeaj iu drejtua kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës, ku i kërkoi të garantojë kushtet, që komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore të zhvillohet me prezencë fizike.
“Duhet të jemi të drejtë dhe të sinqertë me ecurinë e komisionit dhe ngjarjet e fundit. Thërijë ime, siç ishte edhe një javë ë parë, i adresohet zonjës Nikolla, në cilësinë e kryetares së Kuvendit që të garantojë zhvillimin normal të veprimtarisë normale të veprimtarisë së këtij Komisioni. Nga ana ime do jetë kërkesa sistematike dhe insistuese, që nga ana e autoritete, që të garantojë zhvillimin aktiv dhe fizik të veprimtarisë së Komisionit të Reformës Zgjedhore. Deputetët e PD i qëndrojmë asaj, që mbledhjet e komisioneve, jo vetëm e këtij, por të gjitha komisionet të jenë me prani fizike”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co