Data e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për mbajtjen e zgjedhjeve është 2 shkurti.
Lëvizja Vetëvendosje e ka mbajtur të fshehtë propozimin e saj për datën e zgjedhjeve, teksa partitë e tjera politike kishin dhënë nga një datë.
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, patën deklaruar si datë 26 janarin. E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, si më të favorshme i pati dhënë 9 dhe 16 shkurtin.
Presidentja Vjosa Osmani të enjten ka thënë se të premten është dita e fundit kur partitë mund të shpalosin pikëpamjet e tyre për datën e zgjedhjeve, e se në fund do të jetë diskrecion i Presidencës që ta zgjedhë datën më të përshtatshme.
“Të them sinqerisht nuk ka dallime një javë më shumë, një javë më pak, nuk besoj që bënë ndonjë diferencë të madhe edhe për partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje”, pati thënë ajo./Koha Net
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co