Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria, votoi rreth orës 11:00 në zgjedhjet që po mbahen në Himarë për postin e kryebashkiakut.
Gjikuria kandidon përballë socialistit Vangjel Tavo në procesin që mbahet pasi Fredi Beleri, i cili fitoi zgjedhjet në 14 maj, nuk arriti të ushtronte detyrën pas problemeve ligjore që pati dhe dënimin me dy vjet heqje lirie për korrupsion zgjedhor.
Gjikuria deklaroi se ka probleme me votuesit që kanë dokumente të skaduara identifikimi. Gjithsesi Gjikuria shprehu bindjen se do të fitojë dhe i kërkoi himariotëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të mbështesin alternativën e tij.
[embedded content]
Kandidati i opozitës tha se në zgjedhjet e mbajtura 1 vit më parë këta votues janë lejuar të votojnë me karta identiteti të skaduara, ndërsa në këto zgjedhje nuk po lejohen.
“Ky është një problem. Socialistëve iu jepeshin kartat e identitetit brenda orës, ndërsa të tjerëve u thuhej ejani pas dy javësh. Gjithsesi nuk besoj se do të ndikojë kjo në procesin e zgjedhjeve. Unë do jem Kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Himarës”, tha Gjikuria.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co