
Petro Gjikuria do të jetë kandidati i opozitës për Kryebashkiak të Himarës, në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 4 gusht, raporton për Balkanweb gazetari Osman Stafa, referuar burimeve nga kampi opozitar.
Biznesmeni shqiptaro-amerikan Petro Gjikuria do të garojë përballë Vangjel Tavos, kandidatit të propozuar nga Partia Socialiste.
Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës do të mbahen më 4 gusht ndërsa sipas projektvendimit të KQZ, kandidatët do të kenë në dispozicion, vetëm 1 javë kohë për të organizuar fushatën e tyre.
Zgjedhjet për Himarën do të zhvillohen pasi kryetari i zgjedhur në 14 maj të 2023, Fredi Beleri u dënua me vendim të formës së prerë me 2 vite burg për korrupsion në zgjedhje.
Beleri nuk arriti të marrë zyrtarisht detyrën e Kryebashkiakut, pasi nuk u lejua të betohet para Këshillit Bashkiak, ndërsa ishte në gjykim në GJKKO.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co