Zgjedhjet në Himarë, Noka e Gjekmarkaj në mbështetje të Petro Gjikurias

zgjedhjet ne himare noka e gjekmarkaj ne mbeshtetje te petro gjikurias
zgjedhjet ne himare noka e gjekmarkaj ne mbeshtetje te petro gjikurias

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj, në kuadër të zgjedhjes së kryebashkiakut të Himarës, proces që do të mbahet në 4 gusht, kanë zhvilluar takime në Borsh, në mbështetje të kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria.

Ky i fundit garon përballv Vangjel Tavos të propozuar nga Partia Socialiste.

Gjatë takimeve në Shkallë të Borshit, Noka dhe Gjekmarkaj janë shprehur se, banorët kanë nevoje për njeriun që i njeh dhe ua di problemet.

“Keni nevojë për njeriun që ju njeh dhe ua di problemet. Ai është Petro Gjikuria. Refuzoni regjimin që nuk ka harxhuar as një cent për ju prej 11 vitesh. Refuzoni dhe hordhitë që vijnë këtu tek ju dhe sillen si si pushtues duke rrëmbyer pronat tuaja”, është shprehur Noka.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →