Iliran Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, në një reagim të parë lidhur me procesin për zgjedhjen e Kryebashkiakut të Himarës, ku në garë janë Petro Gjikuria, kandidat i opozitës, dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste, tha se procesi po ecën pa shqetësime.
Celibashi u shprej se në të 36 qendrat e votimit në Bashkinë e Himarës procesi ka nisur normalisht dhe parashikohet që ai të përmbyllet në orën 19:00.
“Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.
Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, shkruan Celibashi në rrjetet sociale.
Ndërkohë, referuar shifrave të KQZ-së deri në orën 09:00, pra në dy orët e para të procesit të votimit, kanë votuar 1174 qytetarë me të drejtë vote.
Të drejtën e votën në Himarë e kanë mbi 23 mijë zgjedhës. Zgjedhjet në Bashkinë e Himarës zhvillohen pasi Fredi Beleri nuk arriti të ushtronte detyrën si i zgjedhur nga zgjedhjet e 14 majit 2023. Dy ditë para zgjedhjeve, Beleri u arrestua për korrupsion zgjedhor, ndërsa GJKKO e dënoi atë me dy vjet heqje lirie.
Njoftimi nga KQZ
Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.
Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.
Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co