Pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e pjesshme vendore në Bashkinë e Himarës në orën 19:00, nisi dorëzimi i materialeve zgjedhore.
KQZ bën me dije se deri më tani janë dorëzuar kutitë e votimit nga 21 qendra, nga 36 në total.
Komisionet e Qendrave të Votimit po vazhdojnë dorëzimin e materialeve zgjedhore në Komisionin Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve numër 88.
Së bashku me kutitë e votimit dhe materialeve zgjedhore, po dorëzohen edhe pajisjet e identifikimit elektronik (PEI), por edhe kamerat që janë përdorur gjatë procesit të votimit.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co