Zgjedhjet e 14 majit 2023, kreu i KQZ publikon shifrat: Pjesëmarrja më e ulët se në vitin 2021, Vlora bilanc ‘më të keq’  

zgjedhjet e 14 majit 2023 kreu i kqz publikon shifrat pjesemarrja me e ulet se ne vitin 2021 vlora bilanc me te keq
zgjedhjet e 14 majit 2023 kreu i kqz publikon shifrat pjesemarrja me e ulet se ne vitin 2021 vlora bilanc me te keq

Komisioneri Ilirian Celibashi ka zhvilluar këtë të mërkurë një komunikim me gazetarët, lidhur me zgjedhjet e 14 majit 2023, duke nxjerrë statistikat për pjesëmarrjen në to.

Sipas kreut të KQZ, pjesëmarrja e përgjithshme në këto zgjedhje ka qenë 38.24%, ndërsa në ato të vitit 2021, pjesëmarrja totale ka qenë 46.32%.

Bashkia me pjesëmarrjen më të lartë në votime ka qenë ajo e Fushë Arrëzit, ndërsa me pjesëmarrje më të ulët ka qenë bashkia Vlorë.

“Pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 majit 2023 ka qenë 38.24%, në krahasim me 46.32% në 2021.

Më shumë pjesëmarrje në zgjedhje është bashkia e Fushë Arrëzit, dhe Vlora me pjesëmarrjen më të ulët”, u shpreh ai ndër të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →