Zgjedhja e çuditshme e Silvinjos, si trajneri brazilian rrezikoi kundër Anglisë në “Wembley”

zgjedhja e cuditshme e silvinjos si trajneri brazilian rrezikoi kunder anglise ne wembley

Trajneri Silvinjo vendosi që të dërgojë dje në tribunë Simon Simonin, Etnik Brrutin dhe Andi Hadrojn. Zgjedhja për këtë të fundit ishte e çuditshme, për shkak dhe të situatës aktuale te Kombëtarja.



Balliu dhe Aliji luajtën nga minuta e parë, duke bërë që të mos ketë asnjë alternativë tjetër për krahët e mbrojtjes. Në rast se Hadroj do të qëndronte në stol, atëherë do të ishte i gatshëm për çdo emergjencë.

Të dy, Balliu dhe Aliji, e mbyllën ndeshjen e përfunduar 2 me 0 për Anglinë. Kujtojmë se Hadroj fitoi ftesën te Kombëtarja për sfidat e marsit, teksa tashmë është pjesë e Polisia Zhetomer në Ukrainë.

Akoma nuk ka ardhur debutimi me Polisian për ish-mbrojtësin e Partizanit, i cili për herë të fundit ka luajtur një ndeshje zyrtare me Partizanin në dhjetor.

Andi-Hadroj-750x413-1

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →