Zelensky takohet me kryeministren italiane, Meloni: Mbështetja jonë ndaj Ukrainës, përparësi kryesore e presidencës sonë në G7

zelensky takohet me kryeministren italiane meloni mbeshtetja jone ndaj ukraines perparesi kryesore e presidences sone ne g7





































Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është takuar me kryeministren italiane, Giorgia Meloni gjatë Forumit Evropian ‘House-Ambrosetti’ në Itali.

zelensky-meloni

Siç raporton ANSA, Meloni përsëriti angazhimin e Italisë për të mbështetur Kievin ndërsa lufton kundër forcave pushtuese ruse.

Zyra e Melonit tha në një deklaratë, bëri me dije se udhëheqësit diskutuan zhvillimet e fundit në terren dhe nevojat më urgjente të Ukrainës përpara dimrit përballë sulmeve të vazhdueshme ruse kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës kritike.

“Kryeministrja përsëriti se mbështetja për Ukrainën është një përparësi kryesore në axhendën e presidencës italiane të G7 dhe ripohoi angazhimin e vazhdueshëm për mbrojtjen legjitime të Ukrainës dhe për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, raportohet se në takimin mes Zelenskyt dhe Melonit është diskutuar edhe rindërtimi i Ukrainës, temë e cila do diskutohet edhe në Konferencën e të Rimëkëmbjes së Ukrainës që do mbahet në Itali në vitin 2025.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →