
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka refuzuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje me Rusinë, pa miratimin e Kievit, pasi kryeministri hungarez, Viktor Orban, u takua me presidentin rus, Vladimir Putin, teksa forcat ukrainase po vazhdojnë të luftojnë pushtimin e nisur nga Rusia.
Zelensky mori pjesë në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane të mbajtur në Pallatin Blenheim, në Mbretërinë e Bashkuar.
Në këtë samit, Kosova u përfaqësua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila zhvilloi takime të ndara me liderë evropianë, përfshirë me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Osmani tha pas samitit se Serbia, së bashku me Rusinë, po tentojnë të destabilizojnë Kosovën dhe tërë rajonin.
Me të arritur në samit, Zelensky menjëherë u kërkoi të pranishmëve që të “mbajnë unitetin në Evropë sepse gjithmonë uniteti çon në marrjen e vendimeve të fuqishme”.
Deklaratat e Zelenskyt vijnë pasi Orban – që po ashtu mori pjesë në samit – ndërmori atë që ai e cilësoi si “mision të paqes”, kur ai vizitoi Moskën, Kievin, Pekinin dhe më pas Floridën, ku u takua me ish-presidentin amerikan, Donald Trump.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co