Zelensky e emëroi në krye të ushtrisë, komandanti i ri Syrskyi: Fitorja e Ukrainës varet nga…

zelensky e emeroi ne krye te ushtrise komandanti i ri syrskyi fitorja e ukraines varet nga
zelensky e emeroi ne krye te ushtrise komandanti i ri syrskyi fitorja e ukraines varet nga

Forcat e armatosura të Ukrainës duhet të përshtaten dhe të gjejnë mënyra të reja të luftuari për të arritur fitoren ndaj Rusisë, tha të premten shefi i ri i forcave të armatosura të vendit, në komentet e tij të para publike që kur mori postin.

Gjeneral-koloneli Oleksandr Syrskyi, që më parë ishte komandant i forcave tokësore, u bë të enjten komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës prej 800,000 trupash, ndryshimi i nivelit më të lartë që nga fillimi i luftës që bëhet në një moment sfidues për vendin.

“Vetëm ndryshimet dhe përmirësimi i vazhdueshëm i mjeteve dhe metodave të luftës do të bëjnë të mundur suksesin,” shkruante gjeneral Syrskyi në Telegram, duke veçuar dronët dhe luftën elektronike si shembuj të teknologjisë së re që do ta ndihmonin Ukrainën të arrinte fitoren.

Toni i tij i kujdesshëm dhe pragmatik ishte shumë i ndryshëm nga retorika optimiste e përdorur nga politikanët ukrainas gjatë gjithë luftës.

Ministri i Mbrojtjes Rustem Umerov tha se ia kishte prezantuar gjeneralin Syrskyi Shtabit të Përgjithshëm dhe premtoi “të gjithë mbështetjen e mundshme për veprimet dhe vendimet e komandës së Forcave të Armatosura të Ukrainës”.

“Mbrojtja jonë është në duar të sigurta”, tha zoti Umerov në Facebook.

Ndryshimi i komandantëve vjen në një periudhë të vështirë për Ukrainën, e cila nuk ka arritur të rimarrë nën kontroll asnjë pjesë të konsiderueshme territori, që nga fundi i vitit 2022 dhe tani përballet me një ndërprerje të mundshme të furnizimit me ndihma ushtarake nga Shtetet e Bashkuara, mbështetësi i saj më i madh.

Forcat ruse janë tani në ofensivë në të gjithë vijën e frontit dhe po depërtojnë gradualisht në qytetin e Avdiivkas, të cilin Moska po përpiqet ta pushtojë prej disa muajsh.

Si komandant i forcave tokësore, gjeneral Syrskyi drejtoi mbrojtjen e suksesshme të Kievit në fillim të agresionit rus dhe një kundërofensivë në veri-lindje, dy nga sukseset më të mëdha të vitit të parë të luftës.

Megjithatë, disa ushtarë ukrainas e kritikuan atë për mënyrën e drejtimit të mbrojtjes së qytetit lindor të Bakhmutit, ku u vranë mijëra trupa nga të dyja palët përpara se forcat e Kievit të tërhiqeshin në maj 2023./ VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →