Situata te Milani nuk është aspak e qetë. Zëdhënësi i trajnerit Konseisao, Françisko Empis, foli dje për gjërat që nuk shkonin te kuqezinjtë dhe kjo ka bërë që rrjeti të shpërthejë. Sot, Konseisao nuk është kursyer aspak ndaj ish-bashkëpuntorit të tij, që tashmë është shkarkuar.
Konseisao mendon se Empis mund të jetë paguar për deklaratat e tij, ndërsa tregon se do e ndjekë në rrugë ligjore.
“Më vjen keq për këtë situatë. Nuk e kuptoj çfarë bëri ish-bashkëpuntori im. Nuk e di nëse ishte me qëllim dashakeqës apo u paguajt nga dikush. U informova për çfarë ndodhi nga një gazetar dhe nuk e besova. Më vjen keq për ata që punojnë te Milani. Kam qenë këtu gjithë javës, çdo ditë, me skuadrën dhe drejtuesit, duke folur me lojtarët, dhe për punë. Dhe më pas gjëra të pavërteta qarkullojnë, falë atij zotërisë atje. Do të përgjigjet për këtë në rrugë ligjore”, u shpreh Konseisao.
PANORAMASPORT.AL