Aktorja amerikane e filmave për të rritur, Jesse Jane, emri i vërtetë i së cilës ishte Cindy Taylor, vdiq në fund të janarit të këtij viti në moshën 43-vjeçare. Por vetëm në ditët e fundit zyrtarisht u konfirmua shkaku i vdekjes.
Zyra e Ekzaminuesit Mjekësor të Oklahoma City ka konfirmuar për revistën amerikane TMZ se Jesse Jane ka vdekur nga një mbidozë e drogës fentanil dhe kokainës.
Jesse Jane u gjet e vdekur në apartamentin e tyre në Moore, Oklahoma, së bashku me partnerin e saj Brett Hasenmuller, i cili gjithashtu vdiq.
Policia hetoi mbi atë se çfarë kishte ndodhur, por nuk kishte asnjë shkak të saktë të vdekjes. Gjithsesi zyrtarët nuk përjashtuan një mbidozë të mundshme të drogës si shkakun e vdekjes.
Jesse Jane ka lindur në vitin 1980 në Fort Worth, Teksas. Pas gjimnazit, fillimisht ka punuar si modele, ka fituar disa konkurse modelingu dhe ndër të tjera është shfaqur para kamerës si ekstra në “Baywatch – The Movie” (2003).
Më pas ajo u bë ylli i kopertinës së revistave të ndryshme, duke përfshirë “Hustler”, “Front”, “Club” dhe “AVN”. Ajo gjithashtu ka punuar si redaktore seksi për revistën “Rock Confidential” përpara se të shfaqej në filma të shumtë erotikë dhe porno.
Në vitin 2012, ajo u përfshi në Sallën e Famës së XRCO, një organizatë e kritikëve të veprave pornografike. Që nga viti 2013 ajo ishte anëtare e Hall of Fame të “AVN”, një revistë e industrisë së seksit.
Jesse Jane ka lënë pas një djalë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co