Interi kampion i Italisë do të nisë punën për sezonin e ri më 13 korrik në “Appiano Gentile”.
Skuadra e Simone Inzagit, që do të jetë e privuar nga lojtarët e aktivizuar në Europianë dhe Kupë Amerike do të nisë fazën përgatitore të verës me disa ndeshje miqësore. Rivalët tashmë dihen, Las Palmas, Piza, Al Itihad dhe Çelsi.
Ndeshja e parë që duhet shënuar në kalendar për zikaltrit është ajo e së shtunës më 27 korrik, kur Interi do të zbresë në fushën e lojës në stadiumin “Dino Manuzzi” të Çezenës kundër Las Palmas. Pak ditë më vonë do të ketë përballjen me Pizën dhe në Monza pritet Al Itihad, formacioni i skuadrës arabe.
Miqësoret e verës do të mbyllen me duelin e 11 korrikut ÇelsiInter në Stemford Brixh në Londër dhe pastaj ekipi i Inzagit do të mendojë për duelin kundër Xhenoas në kampionat.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co