
Dy parcela me lëndë narkotike anë zbuluar në fshatin Gjerbës në Mallakastër.
Sipas komunikatës nga Policia, nga kontrollet në zonë janë konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë që ende po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve.
Njoftimi i policisë:
Komisariati i Policisë Mallakastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Gjerbës, ka konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co