
Kryeministri i vendit Edi Rama, ka postuar në rrjetet sociale foto të një zbulimi të jashtëzakonshëm arkeologjik në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare.
Rama shprehet se ky zbulim është dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone dhe shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë.
“Një zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik ka dalë në dritë në Shënmri të Tiranës, ku arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik zbuluan një varrezë historike të periudhës helenistike dhe mesjetare🤝🇦🇱
🏺Ky zbulim dëshmi e historisë dhe jetës së banorëve të lashtë të kësaj zone shënon për herë të parë edhe gjetjet e kulturës arbërore në zonën e Tiranës, duke i shtuar vlera të jashtëzakonshme trashëgimisë kulturore të kryeqytetit, por njëkohësisht edhe turizmit historik e kulturor të vendit tonë🗿🔍🏺💍🗡️
#KrenarpërShqipërinë❤️🦅
#VetëmPërpara➡️🇪🇺
#SHQIPËRIA2030🇦🇱”, shkruan Rama.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co