Zbërthimet e Sky Ecc/ SPAK operacion në disa qytete, lëshon 25 urdhër-arreste

zberthimet e sky ecc spak operacion ne disa qytete leshon 25 urdher arreste





































Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zhvilluar një operacion të gjerë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës ku janë lëshuar 25 urdhër arreste.

spak skyecc

Mësohet operacioni është zhvilluar pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin Sky Ecc ku ka edhe shumë zyrtarë të përfshirë.

Vetëm dy ditë më parë pas çkodimit të këtij aplikacioni u vu në pranga kryeprokurori i Vlorës, Aurel Zarka.

Në orët në vijim priten me shume detaje për këtë operacion.

Zbërthimi i bisedave e nxori zbuluar Aurel Zarkën, dosja ku ishte i përfshirë

Referuar të dhënave zyrtare mësohet se ‘mëkatet’ e Aurel Zarkës kanë ardhur nga zbardhjet e bisedave në aplikacionin ‘Sky Ecc’, aplikacion ku besohet se shefi i prokurorisë së Vlorës kishte jo një po katër kode në përdorim. Nëpërmjet gjurmimit të këtyre bisedave dyshohet se Zarka ka ndikuar tri herë në hetimin e çështjeve mjaft të rëndësishme, një prej të cilave ishte në hetim direkt nga autoritetet belge, ndërsa për dy të tjerat bëhet fjalë që i përkasin qarkut të Vlorës.

Në njërën prej tyre, burimet theksojnë se bëhet fjalë për një grup të trafikut të drogës nga Selenica, vendi që ka prodhuar jo vetëm trafik kanabisi në më shumë se një dekadë, por edhe krim të organizuar. SPAK saktësoi se Zarka u arrestua orëve të para të mëngjesit të së hënës, ndërsa tre personat e tjerë, të cilët janë nën të njëjtën masë sigurimi me kryeprokurorin nuk janë gjendur nëpër adresat e tyre. Sipas të dhënave që ka siguruar policia ata janë jashtë vendi, mbase me pushime. Bëhet fjalë për një magjistrate dhe dy avokatë.

SPAK informoi se ndaj kreut të Prokurorisë së Vlorës është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer tre herë, e kryer në bashkëpunim dy herë, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer në bashkëpunim (iii)”Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.

Aurel Zarka është arrestuar ndërsa tre personat, për të cilët është lëshuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, ishoficerja e policisë gjyqësore Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi (kushëri i Elvis Vladit i dënuar për 3.4 mln euro të gjetura në makinën Toyota Yaris) janë shpallur në kërkim. Sipas SPAK, nga hetimet paraprake të këtij procedimi penal janë krijuar dyshime të arsyeshme se personat nën hetim Aurel Zarka, Erjona Dautaj, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe në disa raste, kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarë të drejtësisë. Gjithashtu, kanë kërkuar përfitime të parregullta për të kryer veprime të lidhura me funksionin dhe detyrën e tyre, sipas episodeve dhe akuzave respektive për secilin prej tyre.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →