
Lulzim Basha ka reaguar pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Apelit për 11 Qershorin, i cili riktheu logon dhe vulën e Partisë Demokratike te Sali Berisha.
Duke e cilësuar vendimin si “skandaloz”, Basha u shpreh se zbardhja e tij i hap rrugë rekursit të menjëhershëm nga ana e tij në Gjykatën e Lartë.
Ai theksoi se “nuk do të pranojë padrejtësinë” dhe se Shqipëria meriton më shumë”.
“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hap rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkroi Basha në Facebook.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co