Ylli i Bayern Munich dhe i Kombëtares Kanadeze, Alphonso Davies, ka zgjedhur ishullin grek të Mykonos për disa ditë relaksi në fund të qershorit. Futbollisti u fotografua në një jaht luksoz, duke shijuar detin dhe diellin e Egjeut në shoqërinë e partneres së tij, Cheyenne Jen.
Çifti dukej shumë i afërt, duke shkëmbyer puthje dhe përqafime, teksa kalonin orë të tëra në jaht. Cheyenne, e veshur me bikini, u pa e relaksuar pranë tij, ndërsa nuk munguan të qeshurat dhe lëvizjet plot dashuri mes tyre.

Edhe pse të dy preferojnë të ruajnë një profil të ulët në media, paraqitjet e fundit së bashku tregojnë për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të lumtur.

Cheyenne Jen është model dhe influencuese digjitale, shumë aktive në rrjetet sociale. Këtë verë, ajo duket se po ndan disa nga momentet më të bukura me Davies në destinacione të ndryshme.

The post Ylli i Bayern Munich dhe partnerja e tij shijojnë pushime romantike në Mykonos! Dyshja fotografohen në momente intime appeared first on Gazeta Shqiptare Online.