Xibër, pas vjedhjes së targave, hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë

xiber pas vjedhjes se targave hajdutet shenjestrojne makinat tre raste ne pak dite
xiber pas vjedhjes se targave hajdutet shenjestrojne makinat tre raste ne pak dite

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë për shkak të vjedhjeve që po kryhen në këtë zonë.

Duke qenë se përmes fshatrave Shkallë e Xibër Murrizë kalon rruga e Arbrit, hajdutët e shfrytëzojnë këtë fakt për të kryer vjedhje. Sipas raportimit të gazetarit Enver Doçi, pak muaj më parë, më shumë se 10 automjeteve ju vodhën targat, ndërsa nuk pati asnjë autor të dyshuar të ngjarjes të zbuluar nga autoritetet.

Megjithatë, duket se hajdutët nuk janë trembur pasi në vetëm pak ditë kanë arritur të vjedhin 3 automjete të parkuara pranë banesave në afërsi të rrugës.

Bëhet fjalë për dy automjete tip furgon dhe një autoveturë. Në njërin rast, furgoni është gjetur i braktisur në afërsi të urës së Vashës, ku kishte pësuar dëmtime. Nuk dihet se për çfarë qëllimi mund të jetë përdorur. Ndërkohë, deri tani policia nuk e ka publikuar rastin e këtyre vjedhjeve.

Banorët kanë kërkuar vazhdimisht prezencë më të shpeshtë të policisë në këtë zonë për të rritur sigurinë ndaj tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →