Indrit Çullhaj ka arritur një tjetër rezultat të shkëlqyer në garat ndërkombëtare.
Xhudisti shqiptar fitoi medaljen e artë në International Judo Championship, të zhvilluar në Greqi.

27-vjeçari fitoi 5 ndeshje përballë kundërshtarëve nga Greqia, Moldavia, Serbia, Bullgaria dhe në finale me kundërshtarin grek, ndeshje të cilën e fitoi me Ipon.
Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 700 sportistë nga të gjitha peshat.
PANORAMASPORT.AL