Xavi Simons mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato. Sulmuesi holandez mund të largohet nga PSG, ndërsa enimgë mbetet destinacioni i tij. L’Équipe shkruan se kampionët e Francës pretendojnë një shifër afër 90 milionë euro për të lënë të lirë 21 vjeçarin. Shumë skuadra janë në garë, por vendimtare në fund do të jetë vetë dëshira e futbollistit.
Bayern Munchen ka potencialin ekonomik për të sigruar shërbimet e tij, për Simons do të ishte një rikthim në Gjermani, por jo tek Leipzig. Gjithsesi, bavarezët nuk duan të nxitojnë dhe po marrin kohën e nevojshme, për të vlerësuar situatën.
Në garë për futbollistin është futur edhe Manchester United. Pas nënshkrimeve të Zirkzee dhe Leni Joro, “Djajtë e kuq” e shikojnë Xavi Simons si një përforcim të nevojshëm. Në favor është edhe faktori Erik ten Hag, me trajnerin holandez që mund të ndihmojë për të bindur patriotin e tij që të vijë në Manchester.
Sezoni më i mirë i Xavi Simons në aspektin e shifrave është ai 2022/2023. Tek PSV, ai realizoi 19 gola dhe dhuroi 8 asiste, në 34 ndeshje të luajtura.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co