
“Vogëlushët” e Alban Bushit zhgënjejnë atëherë kur nuk duhej, në “Air Albania”, përballë Finlandës. Kjo ishte një sfidë që kuqezinjtë duhej ta fitonin, për të përforcuar objektivin e tyre për të siguruar një vend në “Euro2025”, por në fund dalin me një pikë pas barazimit pa gola. Ky “X” i rri ngushtë Shqipërisë, për më tepër për atë që dhanë në fushën e lojës ku ishin superior në raport me finlandezët. Të besuarit e Bushit krijuan volum loje, por Shpendi dhe pjesa tjetër e fazës ofensive nuk ishin në mbrëmjen e tyre më të mirë, duke mos qenë të saktë përpara porte, si në minutën e 44-të, ku Shpendi në zonë, me kokë nuk arriti të ul topin në kuadrat.
Kuqezinjtë ishin superior edhe në pjesën e dytë, por sërish Shpendi nuk u tregua i saktë brenda në zonë. Shqipëria provoi deri në fund të dilte me pikë të plota nga kjo sfidë, por pa sukses. Me 10 pikë në 6 ndeshje, Shqipëria U-21 renditet për momentin në vendin e tretë në Grupin E.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co