
Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka njoftuar se dy punëtorë humanitarë francezë janë vrarë nga një sulm me dron rus në Ukrainë.
Macron u shpreh se sulmi ishte një akt frikacak dhe i pandershëm, ndërsa shprehu solidaritetin për vullnetarët e tjerë në fushëbetejë.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm i Francës, Stephane Sejourne, paralajmëroi se “Rusia do të duhet të përgjigjet për krimet e saj”.
Zyrtarët ukrainas thanë se dy shtetasit francezë u vranë dhe tre të huaj të tjerë u plagosën të enjten në qytetin Beryslav, pranë qytetit jugor të Ukrainës, Kherson.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co