Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa ka folur në lidhje me situatën brenda Partisë Demorkatike pas bashkimit të grupit parlamentar.
Ai u shpreh se çështja e vulës së PD duhet të ishte zgjidhur tashmë nga drejtësia e re, pasi është një çështjes e cila ka shumë interes për demokratët, aq më tepër që sipas tij gjithçka tashmë është e qartë se kujt i takon shumica.
Bardhi tha se vetëm të bashkuar dhe me shumë punë mund të bëhet PD fituese.
Kreu i grupit të PD, foli edhe në lidhje me Reformën Zgjedhore, për të cilën tha se do të bëhet gjithçka për të shtyrë para procesin me propozime konkrete për garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme
Pjesë nga diskutimi në studio:
Gazment Bardhi: Sa i përket Reformës Zgjedhore, kemi humbur kohë 2 vite. Do bëjmë të gjitha përpjekjet për të shtyrë para procesin me propozime konkrete për garantimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Prioritet për opozitën duhet të jenë këto garanci. Kemi një qëndrim si PD, që nga 2013, pas atij momenti zgjedhjet kanë qenë të kontestuara për shkak të mungesës së këtyre garancive.
Si çdo opozitar, është detyra jonë t’i ofrojmë shqiptarëve të votojnë të lirë e të mos intimidohen nga pushteti apo bandat. Ka një vendim të Kushtetueses për t’i mundësuar me anë të mbushjes së boshllëkut ligjor, që emigrantët të votojnë.
Nisida Tufa: 3 vite në betejë me veten sepse edhe tani flasim PD, Rithemelimi. Kur mendoni se do të ketë një verdikt për PD?
Gazment Bardhi: Kjo çështjes duhet të ishte zgjidhur nga drejtësia sepse bëhet fjalë për një çështjes me shumë interes për publikun dhe prej më shumë se dy vitesh demokratët presin zgjidhje. Pas bashkimit të PD nuk shoh dyshim se kush është PD. Aty ku është shumica e anëtarëve aty duhet të jetë PD.
Ata që mbështesin Bashën i mirëkuptoj, janë në një rrugë të gabuar, duhet ta kishin kuptuar deri tani. Të përçarë nuk mund të fitojmë. Edhe të bashkuar na duhet shumë punë që të fitojmë.
Sot ka një rigjallërim në bazë, një rikthim shprese dhe kjo duket shfrytëzuar për të forcuar brenda PD.
Nisida Tufa: Cilat do të jenë strategjitë që do të ndiqen për zgjedhjet e ardhshme?
Gazment Bardhi: Si do të fitojmë zgjedhjet e ardhshme., Pas bashkimit është krijuar baza nga ku ngrihet partia për tu bërë fituese.
Nëse 50 mijë anëtarë janë prurje nga administrata nëpërmjet shantazhit për bukën e gojës kjo tregon degradimin e një partie.
Duhet të kemi ekipin e duhet që bind qytetarët për alternativë ndryshe dhe që zgjidh shqetësimin reale të shqiptarëve, siç janë pensionet e ulëta
Duhet të dimë të kanalizojmë buxhetin në dobi të shqiptarëve dhe të bëjmë investime që i shërbejnë të gjithëve jo vetëm atyre të lidhur me pushtetin. kam bindjen e plotë se PD është e vetmja shpresë që në Shqipëri në 2025 të bëhet ndryshimi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co