Është gjetur i vetëvarur në qelinë e burgut Ëngjëll Ucaj, i cili më 30 janar të vitit 2013 vrau me armë zjarri të birin, Sokol Ucaj dhe bashkëshorten e tij shtatzënë, Xhulia Baldasari.
Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, 78-vjeçari u transportua në urgjencën e spitalit të Peqinit, por nuk arriti që të mbijetojë.
Ëngjëll Ucaj u dënua me 25 vite burg për e vrasjen së të birit, i cili në atë kohë ishte 27-vjeç, dhe bashkëshortes së tij shtatzënë.
“Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023”, njoftoi Drejtoria e Burgjeve.
Historia e konfliktit mes të zotit të shtëpisë dhe të birit nisën pas kthimit të Sokol Ucajt nga Italia bashkë me të fejuarën e tij italiane. Herë pas here kryefamiljari i kërkonte llogari të birit që ishte i papunë, ndërsa vetë ai ka deklaruar se djali i dhunonte.
Hera e fundit ka qenë më 30 janar 2013, ditën e krimit të dyfishtë, kur pas një grindjeje Engjëll Ucaj denoncoi në polici për dhunë të birin. Pas kthimit në shtëpi atë e bir u përplasën fizikisht dhe sipas të moshuarit , i detyruar nga dhuna, mori armën dhe qëlloi ndaj të birit e më pas ndaj shtetases italiane.
Ai deklaroi se automatiku që përdori për kryerjen e vrasjes ndodhej në shtëpinë e tyre pasi e kishte sjellë i biri disa ditë para krimit.
Njoftimi i Drejtorisë së Burgjeve:
Peqin, 2 Shtator 2024
Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, gjendet i vetvarur Ëngjëll Ucaj
Është gjendur i varur në dhomën e tij i dënuari Engjëll Kol Ucaj, i lindur më 20 shkurt 1946 në Krujë dhe banues në Elbasan. Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.
Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk artiti tja dalë.
Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes së tij shtatzënë.
Nga ana e IEVP-së Peqin janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co