Vrau kolegun e tij brenda komisariatit, Apeli zbut dënimin për Ludjan Zaimin, dënohet me 30 vite burg

vrau kolegun e tij brenda komisariatit apeli zbut denimin per ludjan zaimin denohet me 30 vite burg
vrau kolegun e tij brenda komisariatit apeli zbut denimin per ludjan zaimin denohet me 30 vite burg

Apeli i Tiranës ka ulur me 5 vite dënimin e ish-policit Ludjan Zaimi, i cili vrau brenda komisariatit kolegut e tij, Çaush Saliasi.

Apeli e ka dënuar me 30 vite burg, ndërsa më herët Gjykata e Shkallës së Parë e kishte dënuar me 35 vite.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në maj të 2022, ku 25-vjeçari, brenda komisariatit nr3 në Tiranë, ka shtëna 6 herë ndaj kolegut Çaush Saliasi, ku tre prej plumbave e kanë kapur në trup dhe i kanë shkaktuar vdekjen.

Referuar raportimeve të mëparshme në media, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, informon sa më poshtë:

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është zhvilluar gjykimi lidhur me çështjen penale që i përket të pandehurit me iniciale L. Z, i akuzuar për kryerjen e veprës penale Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, të parashikuara nga neni 79/b i K.Penal.

Fakti objekt akuze lidhet me ngjarjen e ndodhur më datë 23.05.2022, rreth orës 21:30, ku në në ambjentet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, është qëlluar disa herë me armë zjarri punonjësi i policisë shtetasi me iniciale Ç.S, nga kolegu i tij i pandehuri me iniciale L.Z.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 2016,  datë 15.09.2023 ka vendosur: 

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale Vrasja e punonjësve të policisë së shtetit”, parashikuar nga neni 79/b i K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 35 (tridhjet e pesë) vjet burgim.

Vuajtja e dënimit fillon nga data e arrestimit në flagrancë. Dënimi i mbetur do të kryhet në një burg të sigurisë së lartë.

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga i pandehuri me iniciale L.Z, i cili kërkoi:

-Ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

-Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale ”Vrasje me dashje”, sipas nenit 76 të K.Penal apo atë të “Vrasje me paramendim”, parashikuar nga neni 78/1 i K.Penal, duke caktuar një dënim propocional për të.

-Pranimin e gjykimit të shkurtuar sipas nenit 332/c dhe 403 të K.Pr.Penale dhe aplikimin e nenit    

406 të K.Pr.Penale, ti ulet 1/3 e masës të dënimit të caktuar. 

Në përfundim të gjykimit, më datë 25.01.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Genti Dokollari dhe anëtarë znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:

– Ndryshimin e vendimit nr. 2016 datë 15.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në lidhje me cilësimin juridik dhe dënimin, si më poshtë vijon:

-Deklarimin fajtor të të pandehurit L.Z për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 30 (tridhjetë) vjet burgim.

-Lënien në fuqi të vendimit për disponimet e tjera.

-Kundër vendimit lejohet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Tiranë, më 31.01.2024

 GJYKATA E APELIT TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →