
Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm, Besnik Pjetrin (Perdeda), i cili akuzohet se vrau ish-vjehrrin dhe ish-kunatin. Ngjarja ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në fshatin Gryke Zeze te Lezhes.
Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se Pjetri u gjet fajtor për veprën penale të vrasjes së Pjetër Perajkut dhe Gentian Perjakut dhe për armëmbajtje pa leje.
Pjetri nuk ishte dakord me ndarjen dhe vazhdimisht debatonte me ish-vjehrrin për këtë çështje.
Autori dhe ish bashkëshortja kishin jetuar ne Itali, pas divorcit kishin qëndruar në vendet e BE-se dhe prej pak kohesh ishin kthyer ne Shqipëri. Ish-gruaja e kishte denoncuar për dhunë në Itali, ku kishte bërë 2 vite burg.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co