
Detaje të reja janë hedhur në dritë mbi vrasjen e regjistruar në Ferizaj mbrëmjen e sotme (16 gusht), ku një person u qëllua me armë zjarri për vdekje në oborrin e një lokali dasmash.
Mësohet se autori i kësaj ngjarje të rëndë është një zyrtar i policisë së Kosovës, identiteti i së cilit ende nuk është bërë i ditur.
Zyrtari është arrestuar nga blutë e Kosovës, teksa këta të fundit kanë bërë të ditur se ngjarja nuk është aksidentale por e qëllimshme.
Polici ka qëlluar për vdekje burrin e tezes, për motive ende të panjohura.
Priten detaje të mëtejshme.
LEXO EDHE:
Të shtëna me armë zjarri në Ferizaj, vritet një person në oborrin e një salle dasmash
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co