
Prokuroria ka rikthyer në shtëpinë ku ka ndodhur krimi, Hygerta Metën, pasi ajo pretendon se është ajo autorja e vrasjes të së atit, Pëllumb Meta.
Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala, e cila raportoi se 19-vjeçarja nuk ka arritur të bindë hetuesit se ka qenë ajo personi që ka shkrepur armën që i mori jetën të atit.
Ndërkohë që hetuesit i kanë kërkuar që të shpjegojë pozicionin e 59-vjeçarit Pëllumb Meta, deklarata e Hygertës dhe detajet e dhëna, nuk janë përputhur me trajektoren e përcaktuar nga ekspertët.
Ndërkohë më parë gjatë ditës hetuesit kanë kryer një tjetër ekspert hetimor, ku në poligon për të bërë qitje janë dërguar bashkëshortja e Pëllumbit, dy djemtë dhe vajza.
E vetmja që ka pranuar të bëjë qitje ka qenë 19-vjeçarja, ndërkohë që të tjerët kanë refuzuar, çka ka rritur dyshimet se qitësi i vërtetë ka qenë Hyseni, djali i madh.
Në provën në poligon ka rezultuar se Hygerta di të përdorë armën.
Për krimin makabër, vrasjen e më pas groposjen e 49-vjecarit, janë arrestuar dy djemtë Hyseni dhe Amarildo, si dhe vajza, Hygerta Meta.
Fillimisht ishte studentja e cila pranoi se kishte vrarë babanë, pasi ai do të fejonte pa dëshirën e saj, më pas hetuesit dolën në konkluzionin se autor i vrasjes është djali Hyseni. Por, në gjykatë, Hygerta këmbënguli se e kreu krimin e vetme.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co