Vrasja e babait nga fëmijët/ “Djali i madh, fajtor sipas provave”, gazetarja zbulon detajet: Dyshimet nisën pas gjetjes së…

vrasja e babait nga femijet djali i madh fajtor sipas provave gazetarja zbulon detajet dyshimet nisen pas gjetjes se
vrasja e babait nga femijet djali i madh fajtor sipas provave gazetarja zbulon detajet dyshimet nisen pas gjetjes se

Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në studion e “Open” në News24 ka zbuluar detaje lidhur me vrasjen e Pëllumb Metës dhe tentativën e manipulimit të ngjarjes nga familjarët e tij.

Ajo u shpreh se Hygerta Meta, vajza e viktimës, mund të ketë pranuar vrasjen për shkak të një marzhi më të ulët dënimi që mund t’i jepet, ndryshe nga i vëllai.

Megjithatë, ajo shtoi se autoritetet i kanë paraqitur fëmijëve të viktimës provat, sipas të cilave Hysen Meta, djali i madh i familjes është autori i vrasjes.

Ajo zbuloi se dyshimet e autoriteteve nisën pas gjetjes së automjetit të braktisur të Pëllumb Metës, i cili ishte lëvizur nga dy djemtë e tij, të cilët janë pikasur nga kamerat e sigurisë në zonë.

Po ashtu Daci shtoi se hetuesit kanë pasur dyshime gjatë komunikimeve fillestare me familjarët pasi vajza 19-vjeçare e familjes ka qenë tejet e tensionuar.

“Hygerta marzhin e dënimit mund ta ketë edhe më të ulët se i vëllai. Kur ajo pranonte krimin dhe vëllai heshtte dhe asaj i janë paraqitur provat sipas të cilave ai ishte autori i vrasjes. Prokuroria ka dyshime të forta se të përfshirë në këtë ngjarje janë të katërt pjesëtarët e familjes, por organi i akuzës beson se ka qenë djali i madh ai që ka qëlluar drejt babait. Ai thotë se ishte prezent kur motra qëlloi babain, atëherë pse nuk e ndaloi.

Në momentet e para pas denoncimit nga djali, ai ka pranuar se para disa vitesh Pëllumb Meta është larguar nga banesa për disa ditë dhe ka nisur verifikimet. Dyshimet nisën kur u gjet automjeti i braktisur në sektorin Rinia. Hygerta gjatë gjithë kohës ka qenë e tensionuar edhe gjatë komunikimeve të para me policinë. Kjo ka ngritur dyshimet e hetuesve për të shkuar edhe më tej. Përballë provave ata kanë zbuluar se kanë pasur të bëjnë me një krim në familje. Kamerat e sigurisë së zonës kanë pikasur dy djemtë që kanë braktisur automjetin e të atit”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →