Është tronditëse mënyra sesi u vra një grua 53-vjeçare në Brazil nga bashkëshorti i saj 49-vjeçar, i cili pasi e përplasi me makinën e tij, më pas i hoqi zemrën.
Sipas mediave vendase, katër orë para vrasjes brutale, viktima Milena Dandas Beretta Nistarda kishte denoncuar për përdhunim autorin, Marcelo Nistarda Antoniassi.
Policia arrestoi sulmuesin me thikë në qytetin Tua, në veriperëndim të Sao Paulos. Sipas informacioneve, autori ka pranuar menjëherë aktin dhe ka kërkuar që të vritet. Mirëpo, kur u dërgua në komisariat, ai nuk pranoi të jepte përgjigje për krimin.
Ankesa që dyshohet se shkaktoi tërbimin vrastar të sulmuesit është bërë në orën 21:30 të së hënës mbrëma me vrasjen e kryer rreth orës 1:30 të mëngjesit të së martës.
Mësohet se 53-vjeçarja i tha policisë se burri i saj e mbante të burgosur në shtëpinë e saj dhe e detyronte të bënte seks me të pavarësisht refuzimit të saj.
Çifti ishte martuar 29 vite më parë dhe kishin një djalë, ndërsa sulmuesi kishte një vajzë nga një lidhje tjetër.
Abuzimi i 53-vjeçarit fatkeq mësohet se është bërë më intensiv kur dy fëmijët janë larguar nga shtëpia disa muaj më parë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co