Vrasësi serial rrëfen se ka vrarë 42 gra, përfshirë edhe gruan e tij

vrasesi serial rrefen se ka vrare 42 gra perfshire edhe gruan e tij
vrasesi serial rrefen se ka vrare 42 gra perfshire edhe gruan e tij

“Një vrasës psikopat pa respekt për jetën njerëzore”. Kështu e përcaktoi policia lokale burrin e arrestuar në Kenia, i cili rrëfeu se kishte vrarë 42 gra pasi disa trupa të copëtuar u zbuluan të hedhura në një landfill të Nairobit.

“I dyshuari pranoi se kishte joshur, vrarë dhe asgjësuar 42 trupa femrash në vendgrumbullime plehrash”, tha kreu i Drejtorisë së Hetimit Kriminal të vendit afrikan, Mohamed Amin.

Burri, Jomaisi Khalisia, është 33 vjeç. Ai kishte filluar të vriste në vitin 2022 dhe i kishte marrë jetën edhe gruas së tij. Përveç tij, u arrestua edhe “një i dyshuar i dytë, i cili u kap në posedim të një telefoni celular që i përkiste njërës prej viktimave”, shpjegoi Amin.

Ditët e fundit policia kishte gjetur disa çanta plot me pjesë të trupit të femrës të copëtuara në një depo plehrash në kryeqytetin kenian. Çanta, të gjetura në mes të një hapësire plehrash në një gurore të braktisur pranë një lagjeje të varfër në Nairobi, përmbanin këmbë të prera dhe një bust, siç nënvizohet në një shënim nga drejtoria e hetimeve kriminale.

Me kalimin e orëve dhe hetimet, dolën kufomat e tetë grave. Gjatë kontrolleve, është dashur të ndërhyjë edhe policia lokale për të shpërndarë një turmë spektatorësh të zemëruar që i ishin afruar landfillit të Mukurut për të ndjekur operacionet.

Ushtruesi i detyrës së kreut të policisë kombëtare, Douglas Kanja, tha se gjashtë trupat e parë u gjetën të premten e kaluar, ndërsa pjesët e tjera të trupit u gjetën të shtunën. Nga hetimet paraprake rezultoi se të gjitha i përkisnin femrave. Pasi 33-vjeçari u arrestua, erdhi rrëfimi makabër.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →