“Votë të lirë me Edi Ramën në pushtet nuk mund të ketë”, Berisha përsërit thirrjen e tij: O sot o kurrë, qeveri teknike!

vote te lire me edi ramen ne pushtet nuk mund te kete berisha perserit thirrjen e tij o sot o kurre qeveri teknike
vote te lire me edi ramen ne pushtet nuk mund te kete berisha perserit thirrjen e tij o sot o kurre qeveri teknike

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përsëritur sot thirrjen e tij për krijimin e një qeverie teknike në vend në mënyrë që të sigurohet vota e lirë e qytetarëve.

Sipas tij me kryeministrin Edi Rama në pushtet nuk mund të ketë votë të lirë.

“Çdo natë ne kemi denoncuar së bashku vjedhjen e tmerrshme që iu bëhet qytetarëve shqiptarë.
Varfërimin dhe rrënimin e tyre dhe të Shqipërisë.
Ne do ta bëjmë gjer në ditën që Shqipëria të shpëtojë nga kjo organizatë kriminale.
Ne u garantoj se do të luftojmë me zero tolerancë korrupsionin.
Ju garantoj se do të shtypim krimin e organizuar, kudo që ndodhet dhe shqiptarët do të jenë të lirë, të sigurt në vendin dhe punën e tyre.
Dhe njëherë ju garantoj se përqendrimi ynë total do të jenë ju qytetarët shqiptarë.
Do të jenë rrogat tuaja, do jenë pensionet tuaja që do njohin dyfishime.
Rrogat tuaja që do njohin mbi dyfishime.
Do jenë shërbimet tuaja, që do njohin cilësi të ri.
Do jetë shpërndarja e ndershme e pasurive të këtij vendi.
Por të gjitha këto kanë vetëm një kusht për t’u bërë realitet dhe ky kusht është që ne të votojmë të lirë.
Të votojmë si qytetarë europianë.
Por votë të lirë me Edi Ramën në pushtet dhe nuk mund të ketë.
Prandaj o burra, o sot o kurrë, qeveri teknike, qeveri teknike, qeveri teknike, zgjedhje të reja”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →