Vota e emigrantëve/ Lapaj: Fleta e votimit për diasporën të jetë e njëjtë, por me ngjyrë ndryshe. Të ngrihet Strukturë e Posaçme me 5 anëtarë

vota e emigranteve lapaj fleta e votimit per diasporen te jete e njejte por me ngjyre ndryshe te ngrihet strukture e posacme me 5 anetare
vota e emigranteve lapaj fleta e votimit per diasporen te jete e njejte por me ngjyre ndryshe te ngrihet strukture e posacme me 5 anetare

Kryetari i ‘Shqipëria bëhet’, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve, duke folur për Reformën Zgjedhore, tha se vota e emigrantëve duhet të bëhet realitet.

Lapaj theksoi se fleta e votimit për diasporën duhet të jetë e njëjtë në format me fletën e votimit brenda vendit, duke shtuar se duhet të ndryshojë vetëm ngjyra, me qëllim që mos të bëhen manipulime. Ai tha se për votën e diasporës duhet të ngrihet një strukturë e posaçme me 5 anëtarë, nga institucione të pavarura.

Adriatik Lapaj: Propozimi ynë bën fjalë për votën e emigrantëve dhe për hapjen e listës zgjedhore. Fleta e votimit për votuesit në diasporë të ketë format të njëjtë, por duhet të jetë me ngjyrë ndryshe nga fleta e votimit brenda vendit. Kjo do bënte që fletët të mos silleshin në Shqipëri e të mos keqpërdoreshin. Ata që presin zarfet postare duhet që të jetë një strukturë e posaçme me 5 anëtarë, anëtarë që përcaktohen me short nga institucione të pavarura.

Tek drafti duhet të lihet dhe opsioni i referendumit. Tek drafti i propozuar nuk parashikohen zgjedhjet e parakohshme. Ne kemi propozuar që listat të jenë të hapura. Unë do propozoja, që bëjeni siç e keni parashikuar (1/3 e listës e mbyllur dhe 2/3 e hapur), por lëreni opsionale. Kjo adreson të gjithë shtresat e shoqërisë.

(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →