Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama në Itali.
Sipas Bashës ai fajësoi këdo për dështimin e tij dhe shpopullimin e vendit, duke u shfaqur si “një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”.
“Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë”, shkruan Basha.
Bashkëngjitur postimi i kreut të PD:
Vetëm pellazgët dhe ilirët mbetën pa u fajësuar për korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës, për dështimet, për premtimet e pambajtura, për shpopullimin dhe mohimin e të drejtave të atyre që shpërnguli përgjatë qeverisjes së tij nga vendlindja.
Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë, për të mbuluar njollat e turpit të pushtetit të tij të korruptuar në çdo qelizë dhe për të fshehur dështimet e qeverisjes së tij, nuk bën gjë tjetër vetëm se shton agoninë e një sistemi të vdekur.
Koha që cirku dhe ahengu të marrë fund dhe të rikthehemi te propozimet politike. Vota e diasporës, detyrë kushtetuese dhe borxh ndaj bashkatdhetarëve tanë.
Propozimet e PD-së i japin zgjidhje aspiratës së emigrantëve për të vendosur për Shqipërinë e përbashkët.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co