Edhe pak çaste na presin nga nisja e ndeshjes ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë.
Gazetarja e News 24 Megi Latifi, në një lidhje live nga Vlora raportoi se qytetarët e qytetit bregdetar kanë dalë në sheshe përpara sfidës tepër të rëndësishme të Shqipërisë.
Një nga qytetaret tha se do ta shijojë këtë sfidë për “jetë a vdekje” të Shqipërisë me Birrën Korça. Qytetarja uroi fitore për përfaqësuesen kuq e zi.
Gazetarja Megi Latifi nga fan zone në Vlorë: Atmosfera po krijohet në Fan Zonë në Vlorë, ku Birra Korça është bashkëshoqëruese e festës kuq e zi. Ende nuk kanë mbërritur qytetarët, pasi presin që të shkojë ora 21:00, që të mund të shohin ndeshjen. Shqipëria do të provojë sonte që të fitojë përballjen me Spanjën, pasi një 3 pikësh do t’i dërgonte ata në fazën tjetër të Europianit.
[embedded content]
Qytetarja: Ndeshjen po e shijoj me Birrën Korça, birra më e mirë në trevat shqiptare. Ne nga Vlora jemi flamurtarë dhe duam që Shqipëria të fitojë sonte, urojmë në fitore 2:1 për skuadrën tonë kombëtare.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co