Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani dha opinionin e tij pas fitores 2-1 ndaj Teutës. Ai u shpreh i lumtur për rezultatin, ndërkohë që duket optimist edhe për të ardhmen.
“Jam i kënaqur me angazhimin dhe agresivitetin që e kanë lojtarët dhe kjo ishte ajo që na e fitoi lojën. Ideja ishte që me Malën të formoja katërshen e mesfushës. Gruda në krahun e majt, që do bashkëpunonte me Smajlin. Kur të shkonin në 25 metra të rrezikonin portën e Teutës, kjo ishte e gjithë ideja. Ne gjatë javës kemi biseduar për Teutën dhe kemi parë disa ndeshje të tyre.
Një ekip që nuk e meriton që të jetë në këtë pozitë ku është. Dallimi nga ndeshja me Laçin është se sot ishim më të shpejtë. Kur futëm lojtarët e rinj, i futëm për freski. Futëm një sulmues tipik dhe krahu, por ndodh koecidenca në futboll. Bravo edhe për Çobën”, tha Qatip Osmani.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co