
Vllaznia ka marrë një tjetër fitore në kampionat. Pasi mposhtën Tiranën, sot shkodranët kanë marrë tre pikët edhe përballë Skënderbeut. “Ujqërit e dëborës” u dorëzuan që në pjesën e parë të lojës.
Balaj tundi rrjetën në minutën e 14 të takimit, ndërsa 6 minuta më vonë ishte Dodaj ai që dyfishoi rezultatin. Shifrat e takimit mbetën të pandryshuara deri në fund të tij dhe Vllaznia siguroi kështu fitoren 2-0. Tashmë kuqeblutë shkojnë në kuotën e 21 pikëve, duke marrë përkohësisht kreun e “Abissnet Superiore”-s./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news