Armando Broja mund të bëjë sot debutimin e tij me skuadrën e parë të Everton në Premier Ligë. Pasi ka luajtur dy pjesë ndeshjesh me ekipin U21 javën e kaluar, sulmuesi shqiptar vlerësohet tashmë në gjendje për të dhënë kontributin e tij me ekipin e parë të klubit të Premier Ligës.
Ndonëse ka shumë nevojë për ndihmën në repartin e avancuar pas katër ndeshjesh pa shënuar gol në kampionat, trajneri i Evertonit gjithsesi nuk ka hedhur në fushë Brojën nga minuta e parë pasi e ka mbajtur atë në pankinë, për t’i dhënë minuta vetëm në pjesën e dytë.

PANORAMASPORT.AL
The post Vjen momenti i të vërtetës për Brojën, publikohen formacionet zyrtare të sfidës Everton-Ullvërhempton appeared first on Gazeta Shqiptare Online.