Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka komentuar vizitën e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, ditën e djeshme në Tiranë.
Meta deklaroi se marrëdhënies mes dy vendeve janë të rëndësishme, por theksoi se duhet të bazohet në respektin reciprok dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme.
“Marrëdhënie e Shqipërisë me Turqinë janë shumë të rëndësishme, duhet respektuar tradita historike mes dy vendeve, të bazohet në respektin reciprok dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme”, tha kreu i PL-së.
Meta komentoi edhe marrjen të pandehur nga SPAK të ish-deputetit Jurgis Çyrbja, një ditë pasi hoqi dorë nga mandati, teksa u shpreh se: “Duke qenë se Rama komandon lëvizjet e SPAK dhe SPAK raporton te Rama për personat që duhet të digjen, sepse ka zëvendësuesa të këtij niveli plot në terren ndodhin këto lloj kombinimi.
Ajo që meriton koment është çështja e kryetarit të bashkisë së Kuçovës që duhet ti ishte ndërprerë mandati që para zgjedhjeve, por kjo gjë nuk ndodhi. Është interesante fakti që një deputet si Salianji është dënuar me burg, ndërsa ky tjetri me shërbim prove”.