Kryeministri Edi Rama ka uruar sot pedagogët dhe të gjithë studentët me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë uron në radhë të parë studentët që ulen për herë të parë në auditorë, por edhe ata që e kanë nisur rrugëtimin.
“Suksese studentëve të cilët ulen sot për herë të parë në auditorët e universitetit dhe atyre që tashmë e kanë nisur këtë rrugëtim, si dhe trupës së pedagogëve në këtë vit të ri akademik”, shkruan Rama.
Mbi 20 mijë studentë ulen për herë të parë në auditore dhe kanë zgjedhur të studiojnë në Shqipëri.