
Qeveria gjermane ka njoftuar se do të dhurojë 100,000 doza të vaksinës së lisë së majmunit në vendet afrikane ku virusi qarkullon më shumë, si Republika Demokratike e Kongos.
Për momentin Gjermania ka rreth 118 mijë doza në dispozicion dhe objektivi, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit, është të kontribuojë në “përpjekjet ndërkombëtare për të kontrolluar MPOX në kontinentin afrikan”.
Prandaj, qeveria gjermane do të financojë programe në lidhje me shpërndarjen e vaksinave dhe do të bashkëpunojë me Bashkimin Afrikan për të inkurajuar prodhimin vendas.
Dozat duhet të jenë të disponueshme në një afat të shkurtër dhe të vijnë nga stoku i ushtrisë gjermane, tha zëdhënësi i kancelarit Olaf Scholz, Steffen Hebestreit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co