Një 57-vjeçar është arrestuar nga polica e Shkodrës, pasi është kapur duke vënë baste sportive në lokalin e tij.
Policia bën me dije se nga pranga ka rënë shtetasi Shaqir Valladna, pasi në një lokal në pronësi të tij në lagjen “Naim Gjylbegu”, viheshin baste sportive, me celular.
Blutë theksojnë se 57-vjeçari fshihte të ardhurat nga ky aktivitet.
Njoftimi i policisë:
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se në një lokal në lagjen “Naim Gjylbegu”, viheshin baste sportive, më celular, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kapën në flagrancë dhe vunë në pranga pronarin e këtij lokali, shtetasin Shaqir Vlladna, 57 vjeç, banues në Shkodër.
Gjithashtu, sekuestruan në cilësinë e provës materiale, celularin e të arrestuarit, me faqe online aktive për vënien e basteve sportive.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co