Ferran Torres (24 vjeç) i është bashkohet listës së “viktimave” të Barcelonës.
Sulmuesi nga Valencia ka qenë “dhurata” e fundit e padëshiruar për këtë fundvit. Sipas raportimeve të klubit dhe të mediave spanjolle, ai ka shfaqur probleme muskulore në shputën e këmbës së djathtë.
Një dëmtim i vogël, por që do ta bëjë të padisponueshëm në Kupën e Mbretit kundër Barbastro dhe ta vendosë në pikëpyetje praninë e tij për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës kundër Atletik Bilbaos. “El Tiburón” (peshkaqeni), i cili ishte në formë të shkëlqyer, luajti pak më shumë se 35 minuta kundër Atletikos së Madridit, një ndeshje në të cilën pritej të fillonte si titullar. Lojtari i Barçës mbërriti pasi shënoi 4 gola në pesë ndeshje.

Pas duelit kundër “colchoneros” ai përfundoi me shqetësim dhe mëngjesin e kësaj të marte, nën mbikëqyrjen e doktor Prunës u kryen analizat e rastit që konfirmuan dëmtimin e tij. “Lojtari i ekipit të parë Ferran Torres përfundoi ndeshjen e së shtunës së kaluar me disa shqetësime muskulore. Duke pasur parasysh vazhdimësinë e këtij shqetësimi, u krye një rezonancë që përcaktoi se ai pësoi një dëmtim të vogël në shputën e këmbës së djathtë”, njoftoi klubi katalanas në mesditë.
PANORAMASPORT.AL