Në kuadër të VIENNA ECONOMIC FORUM, që këtë vit organizohej në bashkëpunim me EUROPEAN FORUM WACHAU dhe INSTITUTIN PËR DANUBIN, Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, prezantoi qytetin e Gjirokastrës.
Organizuar në anijen “Dürnstein“, gjatë një udhëtimi nëpër lumin e famshëm të Danubit dhe pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të rajonit dhe Austrisë, të guvernatores së Landit të Austrisë së Poshtme, të ambasadorëve të vendeve të rajonit dhe sipërmarrësve austriak, në një ambient festiv, qyteti UNESCO i Gjirokastrës, shpalosi vlerat më të shkëlqyera kulturore, turistike, të folkut dhe të kulinarisë.

Por, jo vetëm kaq! Gjatë bisedave me pjesmarrësit e shumtë, vajzat nga Gjirokastra, drejtues të bashkisë dhe drejtorisë së trashëgimisë kulturore, ju dhuronin atyre copëza kujtimesh nga qyteti i gurtë dhe ftuar ta shohin nga afër mrekullinë gjirokastrite që çdo vit, dyfishon e trefishon numrin e turistëve që kur largohen, thonë “vitin tjetër, na keni përsëri këtu”.

Gjithashtu, gjatë këtij udhëtimi magjik nëpër Danub, stenda e bashkisë së Gjirokastër, do të përjetonte dhe momente të habisë kur Eni, vajza me kostumin Lunxhot, do t’i qeraste personalitetet e shumta me nga një gotë raki të zonës së Lunxherisë, e famshme tashmë matanë kufijve të Shqipërisë dhe do të kërcente “Vallen Lunxhote”
Në fund, Gjirokastra u ftua të marrë pjesë dhe në aktivitetet e ndryshme që Vienna Economic Forum do të organizojë nëpër Europë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co